Vlahoviç në frymën e fundit, edhe Juventusi në gjysmëfinalen e Kupës (Video)
Jo pak por shumë vuajtje për Juventusin për të kaluar më tej në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë luajtën në “Allianz” kundër Sassuolos, një ekip që gjithmonë i ka shkaktuar probleme skuadrës së Allegrit dhe sonte në fakt ia bëri shumë të vështirë kualifikimin.
Pjesa e parë ishte shumë e bukur dhe emocionuese me gola ku fillimisht Dybala gjeti rrjetën me një gjuajtje të bukur në zonë që në minutën e tretë të takimit.
Sassuolo fiton terren dhe në 24’ me të riun Traore që shënon një supergol vendos barazpeshën dhe këtu nis vuajtja për Juven.
Pjesa e dytë është shumë e hapur dhe vendasit krijojnë shumë raste shënimi pa ia dalur por një lojtar i madh bën gjithmonë diferencën. Në minutën e fundit, me një veprim personal, Vlahoviç arrin të futet në zone duke gjuajtur, me topin që devijohet në rrjetë.
2-1 në frymën e fundit dhe Juve shkon në gjysmëfinale ku do të përballet pikërisht me Fiorentinën që deri dje kishte në ekip pikërisht Vlahoviç./Ora News/.
