Brdariç: Titulli? Tirana është lart. Të mundim Teutën në shtëpi

Vllaznia bëri mirë në mesjavë duke kaluar në gjysmëfinalen e Kupës ndërsa tani ka misionin e radhës në kampionat. Në “Loro Boriçi”, kuqeblutë do të presin Teutën që duket se ka lënë pas krizën dhe për trajnerin Brdariç ekipi duhet të reagojë dhe të fitojë ndeshjen.

“Për ne është një mundësi që të rikthehemi në rrugën e duhur pas suksesit në mesjavë ndaj Flamurtarit në Kupë. Duhet të shfrytëzojmë faktin që luajmë në shtëpi dhe kemi përgatitur një plan të mirë për ndeshjen. E dimë shumë mirë si luan Teuta dhe kemi dëshirë t’u shkaktojmë humbjen e atyre në “Loro Boriçi”. Ne marrim seriozisht çdo kundërshtar, pasi Superliga është një kampionat i fortë dhe çdo kundërshtar duhet marrë seriozisht. Besoj se ne jemi në gjendje të mirë dhe mund t’ia dalim më së miri ndaj tyre. Duhet kujdes pasi Teuta ka një trajner tjetër dhe skuadra ka një qasje tjetër. Për Martinin, kam një raport të mirë dhe e di që shumë shpejt do të jetë në krye të një skuadre tjetër dhe i uroj suksese në vazhdim”.

 

Më pas trajneri i shkodranëve foli për çështjen e titullit dhe për gjendjen e skuadrës në prag të kësaj sfide.

“Jam i kënaqur që Jonuzi është gati pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne. Lojtarët e tjerë që duan të marrin minuta duhet të punojnë shumë në stërvitje që të tregojnë se janë gati për të luajtur. Sulmi? Mustedanagic është një lojtar ofensiv dhe për mua nuk ka rëndësi kush shënon, por të kemi balanca në lojë. Sulmuesit duhet të shënojnë, unë shpresoj që të shënojnë pasi u duhet për vetëbesimin e tyre. Gjithashtu shpresoj që jo vetëm zotit i motit, por edhe zotit i futbollit të jetë me ne. Shanset për titull? Tirana është një skuadër që funksionon mirë dhe efikas, por edhe ata kanë shfrytëzuar mundësitë që kanë pasur e për këtë arsye janë shkëputur. Ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendrohemi te vetja jonë, pasi Tirana vërtetë është lartë, por edhe ne kemi synimet dhe objektivat tona si sfida e nesërme k una duhet të marrim me çdo kusht fitoren”, deklaroi trajneri Brdariç në konferencën për shtyp./Ora News/.