Bajrami asist por Empoli barazon, shihni paraqitjet e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2022, 17:16
Empoli ende nuk po fiton edhe pse noton në ujëra të qeta të renditjes në Serinë A. në pesë ndeshjet e fundit skuadra e Andreazzolit ka 3 barazime dhe 2 humbje me 3 pikët që mungojnë gjatë.
Gjithsesi në fushë për ta sot ishin titullarë dy mesfushorët kuqezi, Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani të cilët janë bërë në lojtarë te padiskutueshëm të ekipit por sot ndaj Cagliarit ndeshja u mbyll 1-1.
Ishte pikërisht fantazisti kuqezi Bajrami që frymëzoi Empolin në golin e shënuar teksa dha asist për Pinamontin por në fund Cagliari arriti të barazonte.
Në sfidat e tjera, Genoa dhe Salernitana barazuan 1-1 ndërsa Verona shkëlqeu me fitoren 4-0 ndaj Udineses./Ora News/.
