Çmimet e larta të plehrave kimikë falimentojnë fermerët, ekspertja: Zgjidhja vetëm nëse i prodhojmë në Shqipëri
Në fushat e Myzeqesë po përgjysmohen arat me grurë. Nëse një vit më parë në Lushnje janë mbjellë 8400 hektarë, këtë vit janë vetëm 5200 të tillë.
Fermerët thonë se nuk blejnë dot plehrat kimike kaq të shtrenjta.
Esmeralda Ballesha, eksperte për sektorin e bujqësisë, thotë për Ora News thotë se ne nuk prodhojmë impute bujqësore dhe jemi të deyruar të importojmë.
Ballesha: Meqenëse ka pasur një rritje në nivelin global e kemi importuar këtë krizë, duke pasur rritje të çmimeve.
Por si mund të zgjidhet?
Ballesha: Mund të zgjidhet vetëm përmes ngritjes së strukturave dhe prodhimit të imputeve shqiptare në Shqipëri, mundësia është për ti realizuar dhe kjo mund të bënte të amortizojmë problematikat. Tani ato janë të shtrenjta dhe ndikojnë direkt te produkti final.Ka pak operatorë në treg dhe këta kanë mundësi të luajnë me çmimet.
Ballesha shton se fermerët nuk mund të punojnë më në mënyrë të vetmuar.
Sipas saj, ata e kanë ndjerë tani më shumë pasi pandemia ka sjellë probleme dhe në njëfarë forme e kemi importuar krizën.
Ballesha: Nuk mund të jemi kompetitiv në treg së vetmi. Problemet me tokat që ne kemi e bëjnë të pamundur të prodhojmë shumë. Duke mos prodhuar shumë e bën të pamundur të konkurosh me prodhimet e importit. Pastaj është cilësia, vetë konsumatori shqiptar ka një frikë kur vjen puna te siguria ushqimore dhe frika është e shtuar kur vjen puna te produktet shqiptare. Problemet janë komplekse.
