''Qeveria, fajtore për emigrimin e rinisë'', Gashi: 70% e studentëve të mi vijnë kot në auditore, për kartonin
Gazeta gjermane "Der Standard" në një shkrim të saj një ditë më parë rrëzoi propagandën e kryebashkiakut Erion Veliaj për Tiranën si kryeqytetin europian të rinisë, duke dhënë shifra të frikshme për braktisjen e vendit nga të rinjtë.
Ndër shkaqet kryesore gazeta rendit varfërinë.
Në artikull bëhet me dije se nga viti viti 2008 deri në vitin 2018, nga Shqipëria janë larguar mbi 1 milion persona mes tyre dhe truri i Shqipërisë.
Shpend Gashi, pedagog dhe analist, i ftuar në Ora News thotë me shqetësim se këtë fenomen e sheh edhe te studentët e tij, që sipas tij, frekuentojnë auditoret vetëm për të marrë kartonin në fund.
Ikjen masive të të rinjve e sheh të lidhur me disbalancën mes kërkesës dhe tregut.
Gashi: Tendeca është të paktën që në 2015 me ardhjen në pushtet të socialistëve.Është rritur kërkesa se ka disbalancë mes kërkesës dhe tregut. Oferta që të jep tregu me pagën fikse dhe gjithë detyrimet ekonomike që qytetari ka të detyron të ikësh. Problemi është se qeveria nuk e pranon këtë. Nëse rinia shqiptare largohet sot problemin e ka shteti.
Ne e meritojmë këtë sistem sepse nuk kemi brë asgjë për ta prishur apo rregulluar këtë sistem, nuk është zgjidhja më e mirë të ikësh. 70% e studentëve të mi vijnë kot në shkollë, për kartonin. Nëse rinia shqiptare është kjo, çfarë qyteti rinor paskemi ne? Universitetet tona janë nën nivelin mesatar të dhënies së mësimit, nuk po flas për dy vitet e pandemisë që është bërë një katastrofë akademike. Injoranca i shërben autokracisë. Kjo është e qëllimtë, ky lloj sistemi jeton nga injoranca. Nuk kemi qeveritarë por sundues.
