VIDEO/ Momenti kur banorët e "5 Majit" thyejnë kordonin policor

Banorët e zonës së "5 Majit" , banesat e të cilëve u shemben për shkak të projektit të rindërtimit dolën sërish mbrëmjen e sotme në protestë. Policia u përpoq të ndalonte ata të bllokonin rrugën por nuk ia kanë dalë.

Në një moment ka pasur dhe tension dhe njerëzit kanë arritur të kalojnë kordonin .

Ata më pas janë këmbëkryq të vendosur në kërkesën e tyre për firmosjen e një akt marrëveshjeje dakordësie me bashkinë.

Ata u larguan pas disa minutash qëndrimi në rrugë me zotimin se do të jenë cdo ditë në protesta derisa të marrin zgjidhje për problemin e tyre.