Rrugët skandaloze të Peshkopisë, qytetarët: Bashkia asnjë investim, votat i kërkojnë
Në Peshkopi qytetarët ankohen për mungesën e investimeve Brenda qytetit. Rrugët janë mbushur me gropa, dhe teksa e konsiderojnë situatën skandaloze qytetarët kërkojnë që Bashkia të mbajë përgjegjësi për punët e pakryera.
Ndodhet në mes të qytetit të Peshkopisë, por rruga “Abdul Frashëri” ngjan si në ndonjë fshat të largët.
Gropat janë krijuar përgjatë gjithë gjatësisë së saj, ndërsa Bashkia nuk e ka marrë mundimin të ndërhyjë.
Qytetarët shprehen të revoltuar me situatën të cilën e konsiderojnë skandaloze.
"Të rregullohet rruga."
"Skandal, shikoje rrugën, s'ka më skandal."
"Mos na pyet për këtë rrugë se Dibra ka mbaruar."
"Katastrofë."
"Gjynah, në mes të qytetit."
Edhe bizneset që shtrihen përgjatë rrugës thonë se vështirësitë janë të mëdha.
"Për faqe të zezë, se çfarë do bëhet nuk e di. Gropat shumë keq, problem është, si rrugë fshati në mes të qytetit."
Shprehen se votat i kërkojnë të gjitha partitë, por punë nuk bëjnë.
"Votat i kërkojnë, pro rrugët të na i rregullojnë."
"Sa të vijë fushata, vijnë i ,arrin votat dhe ikin."
"Dibrës asnjëherë nuk i kanë kushtuar vëmendje."
Qytetarët në Peshkopi kanë denoncuar në vazhdimësi mungesën e investimeve nga Bashkia.
