"Çifti i lumtur Rama-Basha", Berisha poston videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2022, 10:40
Opozita gjatë seancës parlamentare të 10 shkurtit votoi pro zgjatjes së mandatit të organeve të vetingut.
Sali Berisha ka postuar një video në Facebook ku akuzon sërish Bashën se bashkëpunon me Ramën.
Video fillon me grisjen e fletëve të votimit gjatë votimit për të zgjedhur kryetaren e Kuvendit. Opozita votoi kundër dhe grise fletët e votimit më 10 shtator me nisjen e sesionit parlamentar.
Në videon e postuar nga Berisha Lulzim Basha i drejtohet Ramës se do ta ketë atë përballë dhe jo ish-kryeministrin Berisha.
Rama përgjigjet se e do pikërisht Bashën përballë.
