Ilir Pilku: Bujqësia s’merr nga shteti as gjysmën e asaj që kontribuon. 10% e tokave s’punohen

Eksperti i lartë i bujqësisë, Ilir Pilku, është shprehur se bujqësia nuk merr nga shteti as gjysmën e asaj që kontribuon.

Në një intervistë për Ora News, Ilir Pilku, shprehet se bujqësia merrr afërsisht rreth 1,4 %  ndërkohë kontribuon me 19,25 %. .

Ilir Pilku: Ajo që bujqësia merr me atë që kontribuon kanë një mospërputhshmëri. Merr afërsisht rreth 1,4 %  ndërkohë kontribuon me 19,25 %. Bujqësia duhet të marrë të paktën gjysmën e asaj që kontribuon.

Politikat bujqësore nuk kanë qenë aq mbështetëse financiarisht, ndaj bujqësisë. Duke qenë se jemi në ‘Open Balkan” dhe përsa i përket tregut duhet të jemi të njëllojtë me vendet e tjera përfshirëse në mbështetje të bujqësisë.

Ai tha se në vendin tonë rreth 10% e tokave nuk po punohen pasi fermerët nuk munden të dalin në treg me kostot që janë.

Ilir Pilku: Janë elementët kryesore që përcaktojnë konkurrëncën në bujqësi, të cilat mungojnë në vendin tonë.

Teknologjia, vlera dhe çmimet e imputeve bujqësore, çmimi i krahut të punës.

Kemi një rritje të plehrave kimike. 10% e tokave dhe serave nuk po punohen. Nuk munden të dalin në treg me kosto, nuk mund të konkurrojnë me këto vlera financiare. Kërkohet patjetër në mbështetje.