Musai: Isha duke bërë detyrën te “5 majit”, shteti dhunon një gazetare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2022, 21:26
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Sonila Musai u shpreh se sjellja e punonjësve të IKMT-së e pafalshme te “5 majit”.
Ajo tha se dy efektivë policie i kanë kërkuar që të largohet edhe sepse ajo nuk ishte shkelur perimetrin e sigurisë dhe ishte duke bërë detyrën.
Musai: Sulmet i hasim çdo ditë. Sjellja e punonjësve të IKMT-së e pafalshme. Isha duke kryer detyrën, identifikohesha lehtësisht nga veshja dhe letërnjoftimi. Dy efektivë të policisë më kërkuan që të largohesha. U largova.
E frikshme kur shteti dhunon një gazetare. Isha që në orën 4 të mëngjesit me banorët. Nuk kam shkelur perimetrin e sigurisë, po bëja detyrën. Më vjen keq ta them, por të gjitha shtëpitë do të shemben. Janë prishur shtëpi me certifikatë pronësie.

