Nënë Liza: Takimi me Ramën pa shije, nuk dha përgjigje, e kemi blerë shtëpinë, nuk i kam borxh shtetit

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, nënë Liza, banore e “5 majit” tha se takimi me Ramën nuk ishte i besueshëm dhe nuk morën përgjigje.

Ajo theksoi se shtëpinë e ka në proces legalizimi dhe se ka qenë e rregulltë me detyrimet dhe se shtëpinë e ka bërë me djersë së bashku me fëmijët.

Nënë Liza: Takimi me Ramën pa shije. Nuk ishte i besueshëm. Ishte e frikshme. Nuk morëm përgjigje. I thashë kryeministrit se shtëpia ishte në proces legalizimi, kemi qenë të rregullt me detyrimet, kemi paguar drita e ujë. Prej 24 vitesh jetojmë në 5 Maj.

Nga Mirëdita erdhëm për një jetë më të mirë, kujtuam se ishim shqiptarë e jo serbë. Tokën e kam blerë. Shtëpinë e kam bërë me djersën time dhe të fëmijëve, nuk e kam bërë me taksat e shqiptarëve. Nuk i kam borxh shtetit. As vetë nuk e di ku e gjej forcën. Ma prishën shtëpinë dhe nuk më lanë të marr as ilaçet.