Tjetërsimi i pronës ku u ndërtua incineratori i Fierit? SPAK kërkon dokumentet nga Kadastra
SPAK ka vijuar me hetimin e incineratorit të Fierit. Burimet bejne të ditur se në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës janë kërkuar dokumentet e pronës ku është ngritur koncesioni me të dhe veprimet që janë bërë.
Dyshimet janë për tjetërsimin e situatës së saj nga tokë arë në truall.
Paralelisht me këtë po merren në shqyrtim edhe vendimet e Këshillit Bashkiak nëse kanë pasur projekt për ndërtimin dhe a kanë marrë vendim për kalimin në truall.
Më herët në Komisionin Hetimor u tha se vetëm me këtë veprim pa mbështetur me dokumente, dëmi i shkaktuar është 400 milionë lekë.
Po ashtu mësohet se prokuroria ka sekuestruar dokumentet në ASHK për të vazhduar hetimin.
Paralelisht po verifikohen dokumentet e koncesionit si dhe veprimet e institucioneve.
Në SPAK vijojnë hetimet edhe për dosjen voluminoze të landfillit të Tiranës.
