Dhurata Çupi: Votuam pro vettingut dhe reformës në drejtësi sepse është në interesin kombëtar
Me 118 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi sot pas një seance maratonë ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e afateve të Komisioneve të vettingut.
Ndërkohë deputetja e PD, Dhurata Çupi në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, është shprehur se PD votoi pro zgjatjes së vettingut dhe reformës në drejtësi, pasi sipas saj, është në interesin kombëtar.
Ajo tha se PS nuk e dëshironte mbështetjen e vettingut nga PD.
Dhurata Çupi: Kjo është një reformë që sot në këtë situatë që asnjë zyrtarë socialist thellë thellë nuk e dëshironte mbështetjen e vettingut nga PD. Jemi sulmuar që nga vitit 2016 që e kemi votuar. Ne e kemi votuar dhe kemi denoncuar atë që ka shkuar keq. Ne e kemi dhënë votën sepse vettingu dhe reforma në drejtësi është një garanci e ndërkombëtareve, është një garanci e shtuar dhe një përkujdesje e shtuar nga SHBA dhe BE dhe kjo duhej mbështetur pa asnjë lloj kompleksi dhe unë i besoj kësaj.
Ajo tha se Komisionet e ngritura Hetimore duhet të vazhdojnë punën për zbardhjen e çështjeve.
Dhurata Çupi: Më 25 Prill përveç masakrës zgjedhore apo deformimit të rezultatit zgjedhor nga pushteti i Edi Ramës me të gjithë skemën e tij, pothuajse gjysma e shqiptarëve kanë votuar PD dhe kanë votuar programin e Lulzim Bashës. Ne duhet të kërkonim vazhdimin e Komisioneve Hetimore.
