Basha hermetik për “Toyota Yaris”: Janë duke u zhvilluar hetime, nuk mund të jap përgjigje
Basha: “Toyota Yaris” nuk është mbyllur, vazhdon në Belgjikë, PD në mbështetje të SPAK dhe BKH
Pas dëshmisë në SPAK, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen “Toyota Yaris”.
Ndërkohë, kryedemokrati u treguar hermetik kundrejt pyetjeve të gazetarëve lidhur më këtë çështje duke thënë se ajo është në zhvillim e sipër.
Basha: Jam pyetur në rolin e personit që ka dijeni për ngjarjen. Kisha me prokurorët belgë një diskutim konstruktiv dhe që i shërben hetimit, e siç mund ta kuptoni lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar nuk mund të jap përgjigje.
Ne bëjmë detyrën tonë për të luftuar lidhjet e krimit me politikën. Denoncimi im ka qenë publik në Kuvend dhe besoj se është një nga indiciet e nisjes së hetimit. I qëndroj gjithçkaje që kam qëndruar në Parlament.

