Zgjatja e vettingut, Likmeta: Vendim i duhur, mos votimi do sillte vonesën e drejtësisë tek qytetarët

Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN, u shpreh se votimi i sotëm i Kuvendit për zgjatjen e mandatit të Komisioneve të Vettingut, ishte i duhur.

Në një intervistë për Ora News, u shpreh se organet e vettingut kanë përjashtuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë se sa ne kemi kapacitete të mbajmë, ndërsa shton se në vendin tonë ka vakanca të mëdha në sistemin e Prokurorisë dhe Gjykatave.

Besar Likmeta: Nga pikëvështrimi Komisionet i kanë kaluar pritshmëritë dhe kjo në njëfarë mënyrë kanë qenë viktimë e suksesit të tij. Organet e vettingut kanë përjashtuar më shumë gjyqtarë dhe prokurorë se sa ne kemi kapacitete të mbajmë.

 Kjo do të thotë se kemi vakanca të mëdha në  sistemin e prokurorisë dhe gjykatave që ka krijuar probleme në administrimin e dosjeve gjyqësore dhe të hetimeve penale dhe nga organi i akuzës duke krijuar vonesa dhe për qytetarët në marrjen e drejtësisë. Në momentin që është votuar Reforma në Drejtësi, nuk ishte parashikuar që kaq shumë gjyqtarë dhe prokurorë të largoheshin për shkak të procesit të vettingut.

Ndër të tjera ai tha se nëse nuk do të ndodhte ky ndryshim i Kushtetutës, nuk do votohej do të sillte një përkeqësim të procesit të vetting-ut.

Besar Likmeta: Vettingu do të vazhdonte, thjesht do të kalonte në institucione të tjera.  Në rast se ky ndryshim i Kushtetutës nuk do të votohej do të sillte një përkeqësim të procesit të vetting-ut por edhe vonesa shumë të mëdha për qytetarët shqiptarë përsa i përket marrjes së drejtësisë. Mendoj se është vendim i duhur dhe është ndjekur nga të gjithë faktorët që e ndjekin nga afër procesin e vettingut.