Tensionet te "5 Maji", gazetarja e Ora News largohet me forcë nga policia teksa raportonte Live
Me tensione të shumta është shoqëruar situata në lagjen "5 Maji" mëngjesin e 9 shkurtit 2022
Përveç banorëve, forcat e policisë kanë larguar me forcë gazetaren e Ora News, Sonila Musai e cila ishte duke raportuar Live ngjarjen.
Kjo, edhe pse gazetarja nuk ka ndërhyrë në asnjë moment efektivët i kërkojnë të largohet duke e penguar të ushtrojë detyrën.
"Punonjësi i policisë bashkiake i cili paguhet nga taksat e mia, duke ushtruar dhunë ndaj një femre mbi të gjitha e cila është në krye të detyrës. I thashë më lini se do dal vetë. Të gjithë këta që paguhen nga taksat tona, unë isha në krye të detyrës dhe interesi ynë është se çfarë ndodh me këta njerëz. Janë larguar gratë më dhunë," tha gazetarja.
Musai shtoi se edhe gratë e lagjes "5 Maji" të cilat ishin në mbrojtje të shtëpive të tyre janë larguar me dhunë nga forcat e policisë.
Pavarësisht se gazetarja ishte e identifikuar me logon e Ora News dhe ishte në krye të detyrës, tha se "u dhunua në mënyrën më të shëmtuar dhe nuk i ka ndodhur më parë gjatë gjithë karrierës televizive që të largohet me forcë nga vendi i punës."
Gazetarja pranon të dalë nga banesa por duke vazhduar filmimin. Në mënyrë absurde një efektiv i policisë bashkiake të kryeqytetit tërheq gazetaren duke i mbyllur telefonin në transmetim live madje duke ia hedhur dhe dëmtuar pajisjen.
Ora News denon sjelljen
Dukshëm bashkia e Tiranës dhe policia kanë frikë nga transmetimi i ngjarjes dhe zhvillimeve aty ku ngjarja ndodh dhe ashtu si ndodh pa asnjë censurë. Ky qëndrim agresiv duket se i që bën ta konsiderojnë medien të papranueshme.
Televizioni dënon këto forma të sjelljes që duhet thënë nuk janë të parat.
I njëjti veprim u pa dhe ndaj operatorit të një televizioni në protestën para bashkisë
Bashkangjitur video e kronikes se Ora News