Ndërron jetë një i paraburgosur në burgun e Peqinit
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2022, 11:21
Një i paraburgosur ka humbur jetën këtë të mërkurë, 8 shkurt, në burgun e Peqinit. Burime për Ora News bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Andi Gjoci, 46 vjeç.
Ai është gjetur i shtrirë i shtrirë në gjendje agonie, me puls të dobët i shtrirë në gjendje agonie, me puls të dobët rreth orës 09:30 minuta të mëngjesit.
Menjëherë i është dhënë e shpejtë nga ndihmësmjeku duke i aplikuar Predizelon dhe Adrenalinë, e më pas është nisur urgjent drejt spitalit të Peqinit duke e shoqëruar përgjatë gjithë kohës me masazh kardiak.
Duke parë gjendjen e rënduar, i është injektuar sërish një ampulë Adrenalinë nga mjekët e spitalit, por fatkeqësisht ka gjetur vdekjen.
Dyshimet e para janë për një arrest kardiak.
