"Shoferet më të kujdesshme, burrat mendjemëdhenj" Këshilla e ekspertit rrugor për gratë në timon: Të heqin dorë nga...
Disa studime konfirmojnë se gratë janë më të mira në timon. Përdorin më shumë rripin e sigurimit dhe respektojnë më shumë semaforin.
Në lidhje me këtë, eksperti rrugor, Arben Luzi, thotë në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora se gratë janë më të kujdsshme se burrat në timon.
Megjithatë ai thotë se shumë shofere përdorin celularin teksa drejtojnë mjetin. Për rrjedhojë eksperti i këshillon të heqin dorë nga telefoni.
Arben Luzi: Femrat në timon kanë disa avantazhe më shumë se sa meshkujt. Femrat janë tepër të afta në drejtimin e mjetit, tepër të kujdesshme, por duhet te heqin dorë nga përdorimi i telefonit. Në çdo kryqëzim në semafor kur ndizet drita jeshile, kur makina e grave është në fillim vonohet 6 me 7 sekonda, sepse rrinë në telefon. Janë shumë të kujdesshme në timon. E kapin pak me vështirësi. Por mënyra e qëndrimit në mjet nuk është e saktë. Duhet të jenë më të shkathëta në rastin e manovrave. Bëhen shkak për trafikun e brendshëm. Femrat e kapin me vonesë, por atë që kapin nuk e lëshojnë kurrë. Ndërsa meshkujt bëhen mendjemëdhenj.

