Tragjike në Durrës: Dy fëmijë vdesin në aksident
Dy fëmijë, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç humbën jetën mbrëmjen e 8 shkurtit 2022 në një aksident të ndodhur në lagjen nr.14, Durrës e njohur si zona e Nishtullës.
Ka qenë ora 22: 55 minuta kur makina e cila drejtohej nga Xhoni Muço 23 vjeç përplasi një çiklomotor me rimorkio që drejtohej nga një burrë (Inicialet S.K) ndërsa në rimorkio ishin dhe dy fëmijët e mitur, njëri djali i tij 15 vjeç dhe tjetri 13 vjeç.
Përplasja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën në vend 15-vjeçarit, ndërsa 13-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrës humbi jetën mëngjesin e sotëm.
I plagosur rëndë nga përplasja ka mbetur edhe drejtuesi i ciklomotorit, ndërsa Xhoni Muço ka rënë në prangat e policisë.
Burimet thanë se drejtuesi i mjetit 23-vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndërsa edhe ciklomotori kishte mungesë të sinjalistikës së nevojshme.
Aksidenti ka ndodhur në një kthesë pranë Gjykatës së Apelit në Nishtulla, ndërsa në rrugë mungon ndriçimi.
Në njoftimin e mbrëmshëm policia nuk dha detaje për moshën e personave që ishin përfshirë në aksident.
Njoftimi i policise ora 23: 55
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 22:55, në lagjen Nr.14, Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor shtetasi F. K., dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shtetasi D. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Aksidenti Milot
Një tjetër aksident në Milot i mori jetën mbrëmjen e 8 shkurtit një 50 vjeçareje.
Delina Cera u përplas nga një kampion ndërsa u dërgua me urgjencë në Spitalin e traumës në Tiranë, por nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.
Aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit.