Policia rrethon "5 Majin" për shembjen e banesave, banorët kalojnë natën jashtë
Mes përplasjes së qytetareve me policinë bashkiake, fadromat po rrafshojnë të tjera shtëpi te "5 Maji", edhe pse shumë nga banoret nuk kanë kontratë për shpronësimet. Veç banoreve, policia bashkiake ka nxjerrë me dhunë edhe gazetaren e Ora News Sonila Musai e cila po raportonte ngjarjen dhe pse ishte e identifikuar me bexhën e reporterit dhe veshjen me logon e RTV ORA.
Forcat e policisë mësynë sërish këtë të mërkurë në lagjen "5 Maji" me këngën e parë të gjelit.
Banorët vendosën të qëndrojnë zgjuar gjithë natën për të ruajtur muret apo për të mbledhur kujtimet e 30 viteve jetë.
Qëndrimi në banesa apo rezistenca për të kundërshtuar veprimin e bashkisë e cila u ofroi marrëveshje dhurimi dhe një tjetër strehë pa e specifikuar ku dhe kur ishte i kotë.
Si pasojë e tronditjes ky familjar shfaqet pa fuqi pak metër nga shtëpia e tij.
Autoambulanca u detyrua të qëndronte pranë si pasojë e paralajmërimeve për vetë flijim.
Dhuna e policisë nuk u ndal as brenda shtëpive që shumë thanë se i kanë me hipotekë.
Madje dhe gazetarja që transmeton Live atë që ndodh e si ndodh është I padëshirueshme.
Logo e televizionit nuk i bën përshtypje askujt ndaj me prepotencë dhuna vazhdon ndaj gazetares së Ora News edhe jashtë ambientit
Ndërsa këto trokitje të mjeteve të rënda tregojnë se askush nuk është më i sigurt në pronën e patundshme, nëse dikush në pushtet kërkon ta marrë në argumentin shpronësim për interes publik, ani se aty do të ngrihet një tjetër pallat shumëkatësh.
Ditën e sotme, 8 shkurt janë parashikuar që të prishen 5 banesa.


