Qori: Nëse Tahiri do të ishte bërë bashkëpunëtor do të zbërthente gjithë këtë “oktapod”

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, pedagogu Arlind Qori u shpreh se nëse Tahiri do të ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë ai do të zbërthente gjithë “oktapodin”, por përderisa nuk e bënë atëherë prokuroria nuk po bën detyrën.

Ai shtoi se reforma në drejtësi në këtë pikë duket si një lloj “revolucioni nga lartë” që po bëhet nga jashtë me ndërhyrjen e SHBA-ve.

Qori: Nëse Tahiri do të ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë ai do të zbërthente gjithë këtë oktapod, por përderisa nuk e bënë atëherë prokuroria nuk po bën detyrën. Sigurisht që reformë në drejtësi është e përkrahur dhe e sponsorizuar nga SHBA-të.

Kam një koleg që merr shembull e thotë se mos është një revolucion borgjez nga lartë. Mos ndoshta amerikanët duna ta bëjnë nga jashtë një gjë të tillë. Mua nuk më bind kjo tezë e tillë sepse duken si ato fshatrat në Rusinë e shek. 19 ku kur kalonte perandori aty të dukej sikur ishte lulëzim i madh. Koha do ta tregojë këtë gjë. Unë nuk jam shumë shpresë plotë sepse mendoj se gjërat ndryshojnë nga poshtë dhe nga populli.