Shehi: Drejtësia e shpërdoroi rastin e Tahirit për drejtësi, në Itali ka plot dosje të tjera
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se ka shpresë që drejtësia ta ketë dorën më të rëndë lidhur me dënimet.
Ai shtoi se po të hapen shumë dosje në Itali si ajo e Tahirit, do të gjenden shumë rastet të tjera, që sipas tij mund të dalin më vonë.
Shehi: Sigurisht që ndërkombëtarët do ta mbrojnë reformën në drejtësi, por a është më mirë me këtë, apo pa drejtësi hiç? Për mua më mirë me këtë sesa pa gjë. A është ky një proces që ka filluar dhe nuk ndalet? Sigurisht mund të ndodhë që drejtësia ta ketë dorën më të rëndë. Por unë nuk e shoh dhe nuk kam shpresë për këtë gjë.
Një vend i vogël si ne përballë një mafie që po bëhet e fuqishme nuk do t’i dalë kurrë. Ky është një rast që ka dalë në Katania, por po t’i hapësh ato letrat ka shumë raste të tjera që mund të dalin më vonë. Për mua kishte një shans drejtësia që e shpërdoroi.

