Qori: Gjyqtarët e Kushtetueses nuk janë aq të paanshëm, vendimi do varet nga orientimi politik
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, pedagogu Arlind Qori u shpreh se në një shtet të së drejtës të gjithë gjyqtarët e Kushtetueses duhet të jenë të paanshëm.
Ai tha se nëse parashikohet vendimi i Kushtetueses dhe del ky parashikim atëherë i bie që kjo gjykatë nuk orientohet nga kushtetuta, por është në varësi të presidentit apo kryeministrit.
Qori: Në një shtet të së drejtës të gjithë gjyqtarët e Kushtetueses duhet të jenë të paanshëm dhe i binden vetëm kushtetutës. Nëse janë 7 nuk ma ha mendja se janë të pavarur dhe neutralë. Votimi i tyre nëse Meta ka shkelur kushtetutën apo jo, do të varen shumë nga orientimi i tyre politik, se sa ndërgjegjja e tyre kushtetuese.
Nëse parashikohet vendimi i Kushtetueses dhe del ky parashikim atëherë i bie që kjo gjykatë nuk orientohet nga kushtetuta, por është në varësi të presidentit apo kryeministrit. Mua nuk më duket edhe aq e rëndësishme si çështje, por e rëndësishme është se do të vazhdojmë që ta bëjmë politikën me rregulla të vjetra e aktorë të vjetër, apo me aktorë të rinj e rregulla të reja?

