Shehi: E pamundur që Rama të mos e ketë ditur atë që po ndodhte me Tahirin dhe kanabisin

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Rama e ka ditur çështjen e Tahirin.

Ai shtoi se vendi ka 10 mijë policë, 2000 nga SHISH, dhe ca ushtarakë të tjerë, e se është e pamundur që ata në drejtim të vendit të mos dinë gjë për kanabisin.

Shehi: Shqipëria është një fshat i madh, nuk ma ha mendja se ndodh diçka dhe nuk e di i madhi i fshatit. Jo vetëm që i ka ditur Rama, edhe ata që kanë qenë më pranë, se përndryshe kanë qenë budallenj, madje kanë diture edhe gjëra të tjera.

Kemi 10 mijë policë, edhe pse jemi vend i vogël, kemi 2000 nga SHISH, dhe ca ushtarakë të tjerë, si dhe nja 5000 spiunë vullnetarë dhe nuk e dimë se çfarë ndodh në këtë vend që duhen vetëm 2 dronë dhe e kontrollon se ku është mbjellë kanabisi. Të gjitha i dinë, edhe për gjërat që po ndodhin sot. Ne nuk kemi drejtësi sot për sot.