Logu: S’jemi kundër koalicioneve mes partive, Ndoka e Kryemadhi s’mund të futen në zgjedhje duke abuzuar me emrin e PD
KQZ ka pranuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” LSI-PDK, duke mos njohur Berishën me Komisionin e Rithemelimit.
Në lidhje me këtë Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, në KQZ është në një intervistë për Ora Neës, është shprehur se nuk janë kundër regjistrimit të partive në zgjedhje, por sipas tij askush nuk mund të futet në zgjedhje duke abuzuar me emrin e PD.
Marash Logu: Ne nuk jemi kundër regjistrimit të subjekteve zgjedhore në zgjedhje, nuk jemi kundër edhe që parti të caktuara të bëjnë koalicion ndërmjet njëri-tjetrit, por këtë as LSI dhe as Partia Demokristiane, as Ndoka as Kryemadhi nuk mund ta bëjnë duke abuzuar me emrin e PD, duke abuzuar me demokratët.
Ai tha ndër të tjera se individë të caktuar që nuk kanë marrë as miratimin nga strukturat zyrtare të PD dalin dhe përdorin në mënyrë të paatorizuara logon dhe simbolet zyrtare të PD
Marash Logu: Ne nuk jemi kundër pjesëmarrjes së partive tjera në zgjedhje apo subjekteve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje edhe si koalicione, por jo duke abuzuar në forma nga më të ndryshmet. Keni parë se si individë të caktuar që nuk kanë marrë as miratimin nga strukturat zyrtare të PD dalin dhe përdorin në mënyrë të paatorizuara logon dhe simbolet zyrtare të PD.
Interesi ynë i vetëm është që qytetarëve të Shkodrës , Dibrës, Lushnjes, Rrogozhinës, Vorës, tu bëhet e qartë se cilët janë kandidatë zyrtarë të PD, cilët janë kandidatët zyrtarë të PD, dhe më pas le të fitojë më i miri. S’kemi për qëllim që t’I mohojmë LSI-së dhe PDK të dalë në këto zgjedhje me kandidatët e tyre. Kjo është ajo që ne kemi kërkuar. Besojmë se është në logjikën e ligjit zgjedhor.
