Sula: Kufizimi i kompetencave i është bërë presidentit për ta dobësuar institucionin
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, deputeti demokrat Dashnor Sula u shpreh se kufizimi i kompetencave që i është bërë presidentit për ta dobësuar atë.
Ai tha se Rama më 21 prill bashkoi votat me PD-në dhe pa iu tharë flokët atyre në Gërdec 26 viktimave në Gërdec u bë marrëveshja për presidentin.
Sula: Kufizimi i kompetencave që i është bërë presidentit për ta dobësuar atë, aq më tepër sa i takon përzgjedhjes së presidenti duke e zgjedhur me 71 vota, çka bën që mazhoranca e zgjedh atë si të dojë.
Edi Rama, sulltani i këtij vendi që jep mend dhe vendos për gjithçka, sepse edhe ministrat veprojnë kur ai u dërgon SMS. Ai më 21 prill bashkoi votat me PD-në dhe pa iu tharë flokët atyre në Gërdec 26 viktimave në Gërdec u bë marrëveshja e madhe. Po nuk u mbyll cikli i politikanëve që për 30 vite e kanë mbajtur peng Shqipërinë, ky vend nuk ka për të bërë hajër.

