Romano: Gjyqi politik ndaj Tahirit e Çelës është bërë, prokuroria nuk ka gjetur prova ndaj tyre
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Avokati i Jaed Çelës, Gentian Romano u shpreh se gjyqin politik ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës është bërë në media.
Ai shtoi se Prokuroria ka hetuar dhe nuk ka gjetur prova dhe theksoi se kjo do të thotë se personat e përfshirë në këtë hetim janë të pafajshëm.
Romano: Gjyqin politik ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës është bërë në media. E rëndësishme është që të diskutohet për çështjen dhe procesin gjyqësor. Vendimi dhe standardi që është vendosur me vendimin e GJKKO-së. Hetimi i kësaj çështjeje ka pasur një standard të dobët sa i takon provueshmërisë.
Prokuroria ka hetuar dhe nuk ka gjetur prova. Kjo do të thotë se personat e përfshirë në këtë hetim janë të pafajshëm. Këtë gjë duhet të vendoste ditën e premte.

