Durrës: Makina përplaset me çiklomotorin, vdesin 2 fëmijë
Lajmi u përditësua për shkak të informacioneve shtesë
Ora 14:00 Durrës: Makina përplaset me çiklomotorin, vdesin 2 fëmijë
Dy fëmijë, njëri 15 dhe tjetri 13 vjeç humbën jetën mbrëmjen e 8 shkurtit 2022 në një aksident të ndodhur në lagjen nr.14, Durrës e njohur si zona e Nishtullës.
Ka qenë ora 22: 55 minuta kur makina e cila drejtohej nga Xhoni Muço 23 vjeç përplasi një çiklomotor me rimorkio që drejtohej nga një burrë (Inicialet S.K) ndërsa në rimorkio ishin dhe dy fëmijët e mitur, njëri djali i tij 15 vjeç dhe tjetri 13 vjeç.
Përplasja ka qenë e fortë dhe i ka marrë jetën në vend 15-vjeçarit, ndërsa 13-vjeçari është dërguar në urgjencën e spitalit të Durrës humbi jetën mëngjesin e sotëm.
I plagosur rëndë nga përplasja ka mbetur edhe drejtuesi i ciklomotorit, ndërsa Xhoni Muço ka rënë në prangat e policisë.
Burimet thanë se drejtuesi i mjetit 23-vjeç ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit, ndërsa edhe ciklomotori kishte mungesë të sinjalistikës së nevojshme.
Durrës: Makina përplaset me çiklomotorin, vdes pasagjeri, një tjetër rëndë
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr 14 në Durrës.
Një automjet ka përplasur një ciklomotor e si pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në ciklomotor dhe ndodhet në gjëndje të rëndë pasagjeri i dytë i çiklomotorit, informon policia e Durrësit.
Aksidenti u shënua rreth orës 22:55 të 8 shkurtit 2022.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Makina drejtohej nga Xh. M.
Çiklomotori drejtohej nga S. K. Në të ishin pasagjerë F. K. i cili ka humbur jetën dhe D. H.
