Protestat, banorët: Po ngremë zërin për shtëpitë tona, nuk kemi lidhje me politikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 22:07
Banorët e disa zonave në kryeqytet që preken nga projekte të ndryshme të qeverisë iu kundërpërgjigjën deklaratave të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj se protesta e tyre është politike.
Në një intervistë me gazetaren Sonila Musai në Ora News ata u shprehën se nuk kanë lidhje fare me politikën.
"Nëse me jetu është politikë unë jam politik, nëse me mbrojt banesën time është politikë", tha njëri prej tyre duke mohuar që të kenë dalë për të potestuar për arsye politike.

