Gjata: Për mbarimin e organeve të Vettingut Kushtetuta ka dhënë zgjidhje, bëhet nga KLGJ e KLP

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, eksperti i çështjeve ligjore u shpreh se për shtyrjen e organeve të Vettingut kushtetuta ka dhënë zgjidhje vetë.

Ai tha se kushtetuta e parashikon që pas përfundimit të afateve të organeve të Vettingut, atëherë procesi vazhdohet nga ana e KLGJ-së dhe KLP-së.

Gjata: Për shtyrjen e organeve të Vettingut kushtetuta ka dhënë zgjidhje vetë. Nëse nuk do të kishte zgjidhje atëherë do të mblidheshim për një shtesë afatesh. Jurisprudenca njeh zgjatjen e mandateve, por problemi është se kushtetuta ka dhënë afatet dhe ka thënë se nëse nuk mbarohet Vettingu e marrin KLGJ për gjyqtarët dhe KLP për prokurorët.

Pse duhet të shkojmë ta ndryshojmë kushtetutën kur këta vetë i kanë krijuar këto institucione? Pse qenka më keq KLGJ dhe KLP se sa organet e Vettingut apo më të paafta? Nuk e thotë njeri këtë. Pse zgjidhja në Kushtetuese qenka e keqe? A i kanë sytë në ballë këta që i bëjnë këto ndryshime në Kushtetuese?