U përplas nga kamioni në Milot, ndërron jetë në spitalin e Traumës 50-vjeçarja
U përplas nga kamioni në Milot, ndërron jetë në spitalin e Traumës, 50-vjeçarja Delina Cera.
Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e përplasjes.
Aksidenti ndodhi në afërsi të një karburanti në Rrugën e Kombit segmenti Milot-Rrëshen, ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e kamionit.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë.”- njoftoi policia për aksidentin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
