Helmohen qentë në Lezhë, kafshët e ngordhura gjithandej nëpër rrugë
Pamje të rënda vijnë nga Lezha. Pas Korçës e Vlorës, duket se edhe atje helmimi është menduar si një zgjidhje për qentë endacakë.
Për shkak të masivitetit të qenve të ngordhur veprimet duket se janë të qëllimshme.
Qytetaret kërkojnë gjetjen e një zgjidhje nga Bashkia dhe jo vrasjen e kafshëve siç po ndodh kohët e fundit.
"Është mirë të marrë masa Bashkia, sepse nuk duhet të vriten. Duhet një vend për ta që të trajtohen."
"Mënyra se si veprohet me ta, për t'i vrarë me helm nuk ka logjikë. Nuk është normale që t'i vrasin."
Bashkia Lezhë pranoi se është në dijeni të problematikes dhe në buxhetin e këtij viti është parashikuar ndërhyrje për trajtimin dhe rehabilitimin e qenve endacakë, por shtoi se janë vetë qytetaret të cilët po i helmojnë kafshët endacake.
