Video/ Ndryshe edhe në Kuvend, Rama modifikon karrigen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2022, 13:01
Kryeministri Edi Rama është shpesh në qendër të vëmendjes edhe për mënyrën se si do të jetë ndryshe nga të tjerët, qoftë edhe në stilin e veshjes. Përjashtim nuk bën as posti i tij në Kuvend.
Një video e bërë brenda sallës së Kuvendit, ka zbuluar "sekretin" e tij që nuk ishte vënë re deri më sot.
Karrigia e kryeministrit, ndryshe nga karriget e deputetëve ka rrota poshtë.
Nuk dihet arsyeja pse është bërë ky modifikim, por me sa duket kryeministri e ka më të lehtë që të lëvizë.
