Covid-19, mjeku Kalo: Situata në spitale e qëndrueshme

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka deklaruar se në muajt në vijim coronavirusi do  të kthhet si një grip sezonal me të cilin duhet të mësohemi të bashkëpunojmë. Lidhur me situatën aktuale, Kalo sqaroi  pavarësisht se mund të ketë një përhapje më të madhe, në spitale situata vijon të jetë e qëndrueshme.

Me gjithë rritjen  e infektimeve nga covid 19 në Shqipëri në javët e fundit, në spitalet ku trajtohen këta të  sëmurë numri i  pacientëve thuajse nuk ka ndryshuar.

Kjo për mjekun infeksionist Tritan Kalo vjen për shkak të karakteristikave të variantit omicoron të covid.

Kalo thotë se në muajt në vijim coronavirusi do të kthehet  si një grip sezonal më të cilin do të bashkëjetojmë.

"Në konceptin e ecurisë së saj jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, pra ajo që quhet bishti i pandemisë, me ulje të agresivitetit. Kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemi," tha Kalo.

Nga  QSUT mjeku Kalo dhe ministrja e Shëndetësisë Ogertaq Manastirliu  apeluan qytetarët që të tregohen të kujdesshëm pavarësisht agresiviteti të virusit.

"Si rregull duhet kurrë mos neglizhojmë për asnjë sekondë elementet bazë të luftës kundër infeksionit që ka natyra pandemike," tha Kalo.

"Ka vend për të pasur akoma shumë kujdes," tha Manastirliu.

Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 126 pacientë, ndërsa të sëmurë aktiv janë 12 606 persona.

Në 24 orët e fundit është vënë re një ulje e ndjeshme e infektimeve, 251 raste të reja raportoi ministria e shëndetësisë, por bashkë me to  i ulët ka qenë edhe numri i testimeve.