Si godina të bombarduara, 8 familje në Kotë të Vlorës jetojnë mes dy pallateve të rrënuara

Tetë familje kanë mbetur banorët e fundit në dy pallate të vjetra në Kotë të Vlorës. Nga braktisja dhe amortizimi godinat janë rrënuar, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të shmangur rrezikun e tragjedive.

Shumica e apartamenteve në këto dy pallate në Kotë të Vlorës janë kthyer në gërmadha.

Mure të rëna, të tjerë të plasaritur, e shkallë të rrezikshme, është kjo panorama që të ofrojnë mjediset e brendshme të pallateve.

Por brenda tyre jetojnë 8 familje.

Shprehen se ndihen të rrezikuar që pallatet mund të shemben nga dita në ditë.

"Rrezikojmë se është kolona e dobët."

"Flemë me frikë këtu dhe kur bie tërmeti dalin të gjithë përjashta."

Thonë se janë ankuar në institucione, por edhe pse situate është e rrezikshme ndërhyrja nuk ka ndodhur asnjëherë.

"Kemi lajmëruar në komunë, erdhën e panë, nuk kthyen përgjigje."

"Kemi bërë kërkesë, na kanë thënë të mblidhemi të gjithë dhe të shkojmë të bëjmë ankesë."

Banorët shprehen se e kanë të pamundur financiarisht që të zhvendosen në banesa të tjera nëse nuk do të ketë një ndihmë nga shteti.

Si godina të bombarduara, 8 familje në Kotë të Vlorës