"Kishim gjithë botën kundër" Historia e dashurisë e pastorit, si u njoh me bashkëshorten

Pastori i njohur shqiptar, Akil Pano, foli në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora për historinë e dashirisë me bashkëshorten e tij, Lindën.

Në një rrëfim krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të dëgjojmë nga pastori në intervista televizive, këtë herë ai zgjidhu të na zbulojë aspekte të panjohura ta jetës së tij personale.

Pano thotë se është martuar në moshë të vogël, 21 vjeç dhe se sfidat për të bindur të gjithë  se ai ishte gati për martesë në atë moshë ishin të shumta.

Edhe pse të gjithë ishin kundër lidhjes së tij me bashkëshorten, dashuria triumfoi dhe dy të rinjtë u martuan dhe krijuan një familje të bukur.

Pjesë nga rrëfimi i Akil Panos

"Kam pasur gjithë botën kundër kur vendosa të martohem. Linda vinte nga një qytet tjetër, po bënte shkollën e lartë në Tiranë, unë nuk e kisha nisur akoma, për shkak të disa rrethanave. Pra ishte problemi i edukimit, i shkollës. Kur unë u njoha me Lindën ajo po përfundonte studimet në inxhinieri. U njohëm në Kishë. U dashurova aq shumë me Lindën sa nuk doja ta lija të ikte. Për mua ishte vajza më e bukur.

Ajo ishte vajza më e bukur në botë dhe unë nuk doja ta lija të ikte. Familja ime nuk mendonte se unë isha gati sepse isha vetëm 20 vjeç. Familja e Lindës nuk mendonte se unë isha gati, sepse isha i ri pa universitet dhe pa profesion në atë kohë, pa të ardhura për të mbajtur familjen. Pastori mendonte se unë nuk isha gati, se Linda nuk ishte gati dhe se ne nuk ishim bërë për  njëri-tjetrin. Gjithçka ishte kundra, por ne kishim dashurinë. Ne nuk kishim asgjë, por njëherazi kishim gjithçka. Për mua shumë e rëndësishme ishte fjala dhe kuptova që Linda ishte njeriu."