Parkimet dyshe, stres më vete në Tiranë, qytetarët: Bllokohen korsitë, s’kemi ku të kalojmë

Të jesh drejtues automjeti në Tiranë është një sfidë e vërtetë. Parkimet dyshe në rrugët e kryeqytetit janë kthyer në stres për qytetarët, pasi “të fortët” e kryeqytetit bllokojnë korsitë e rrugëve dhe rëndojnë trafikun. Edhe pse situata është shqetësuese dhe e denoncuar disa herë në media, Policia e Shtetit vijojnë të mos marrin masa.

Parkimet dyshe janë kthyer trend i makinave në rrugët e Tiranës.

"Ka shumë ngarkesë rruga."

"Shumë problematike."

"Të bezdisin por çfarë të bëjmë."

"Është shumë problem sinqerisht."

Përveç faktit se bllokojnë trafikun, makinat bllokojnë edhe korsinë e biçikletave dhe pavarësisht kësaj Policia e Shtetit dhe nuk ka marrë masat e duhura.

Megjithatë duhet thënë se mungon edhe sinjalistika e duhur e cila të parandalojë këtë problem.

Si pasojë, trafiku rëndohet edhe më shumë në rrugët me dy korsi.

"Lart ishte e bllokuar në dy krahët, të lënë një sens."

E gjithë kjo situatë është kthyer në stres për drejtuesit e automjeteve.

"Është stres më vete, jemi jashtë kontrollit për çdo gjë."