Çaça: Nuk kemi institucione kushtetuese dhe të pavarura për të marrë vendime
Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.
Në lidhje me këtë Përparim Çaça, në një intervistë për RTV Ora, u shpreh se Presidentit duhet t’i sigurohet një proces i rregullt dhe ligjor, ndërsa përsa i përket akuzave në lidhje me falsifikimin e dokumenteve ai tha se duhet të hetohet.
Përparim Çaça: Është e pamundur që të kemi vendim të argumentuar dhe të arsyetuar. Presidentit dhe çdo qytetari duhet t’I sigurohet një proces i rregullt dhe ligjor. Duhet të hetohet nëse ka falsifikim dokumentesh. Ajo që më bën përshtypje te presidenti është se një nga argumentet për ta kundërshtuar vendimin e Kuvendit është se unë nuk mund të shkarkohem nga një parlament që nuk ka qenë legjitim ose kushtetues.
Ndër të tjera ai shoi se në vendin tonë nuk ka institucione kushtetuese për të marrë vendime të pavarura.
Përparim Çaça: Pse duhet të lind kjo lloj problematike pikërisht vetëm në momentin e shkarkimit të Presidentit. Po për vendimet që ka marrë për 4 vite ky Kuvend? A u vendos ndonjëherë dyshim kushtetueshmëria e vet Kuvendit. Ne nuk kemi institucione kushtetuese, të afta për një vendimarrje të pavarur. Ne na duhet një ndihmë nga ndërkombëtarë, ndërkohë që ne I kemi ligjet.
Ai tha ndër të tjera se shkeljet që pretendohet se ka bërë Meta sipas Kushtetutës, nuk janë shkelje të rënda.
