A do të ketë vend për Ilir Metën në LSI nëse shkarkohet? Ja si përgjigjet Braimllari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2022, 15:58
Sekretari i LSI-së, Endrit Braimllari është shprehur se i takon Ilir Metës nëse do të kthehet ose jo në LSI pas përfundimit të mandatit të presidentit.
Braimllari këtë e tha në një intervistë për Ora News, kur u pyet nga gazetari Arnold Kariqi se a do të ketë vend në LSI, Ilir Meta.
Endrit Braimllari: Ilir Meta është themelues i LSI. Është ai që e frymëzoi dhe ideoi LSI-në. Pas24 korrikut i takon atij nëse do të jetë në LSI apo jo.
Në këtë gjyq, këshilltarët e tij i kanë bërë një shërbim shumë të madh publikut duke zbardhur një skandal të jashtëzakonshëm.
