Vendimi për Metën, Braimllari: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK të hetojë urgjentisht

Brenda 30 ditëve, Gjykata Kushtetuese do të vendosë fatin e Ilir Metës për postin e tij në Krye të Shtetit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Sekretari i LSI, Endrit Braimllari, ku në një intervistë për Ora News, u shpreh se është tronditës fakti që parlamenti ka falsifikuar dokumentet.

Sipas tij ky fakt tregon se kemi një parlament ilegjitim.

Endrit Braimllari: Duhet thënë se Gjykata Kushtetuese me këtë seancë që u bë u tregua një të vërtetë që u përballë sot me një fakt tronditës, ku parlamenti ka falsifikuar dokumente. Është shumë e rëndë se si Kuvendi merr guximin për të falsifikuar dokumentet. Kjo tregon qartazi sene kemi një parlament ilegjitim, që gjithçka e ka  në paligjshmëri dhe çdo vendim që ka marrë nuk e ka marrë në respekt të kushtetutës.

Ai tha se në lidhje me këtë çështje SPAK duhet të fillojë urgjentisht hetimet, në mënyrë që të mos ndodh nëpërkëmbja e institucioneve shtetërore.

Endrit Braimllari: Ajo që pamë sot është një argument shumë i mirë për SPAK që të fillojë urgjentisht hetimet me qëllim që mos të ndodhin më nëpërkëmbja e  institucioneve shtetërore. Guximi i tyre për falsifikimin e dokumentet tregon qartazi që ato nuk u intereson më asnjë lloj gjëje në këtë vend, por thjesht të shkatërrojnë çdo institucion të ndershëm.

Përgatiti Anila Kolgjini.