"Shkarkimi" Meta padit Kuvendin në prokurori: Manipuloi provat shkresore

Presidenti Ilir Meta padit në Prokurori Kuvendin. 

"Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!" shkruan presidenti në një postim në facebook.

Në përfundim të seancës gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi i presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj deklaroi se presidenti do ti drejtohet prokurorisë pasi Kuvendi depozitoi prova shkresore të manipuluara vetëm që të rrëzoheshin pretendimet e Kreut të Shtetit.

Bëhet fjalë për një provë shkresore të datës 4 shkurt 2021 të dorëzuar nga Kuvendi.

“Kur ndodh kjo në një proces kaq me rëndësi si shkarkimi i presidentit, imagjino çfarë mund të mendojmë ne se çfarë ndodh me organet e tjera që trajtojnë të drejtat dhe liritë themelore.

Presidenti ka vendosur ti drejtohet organit të prokurorisë, ashtu si kuvendi është në të drejtën e tij të nisë një procedurë hetimore parlamentare për këtë shkak që evidentuam dhe është në të drejtën e gjykatës të marrë vendim që të jetë I bazuar në vendim.”

Bëhet fjalë për një shkresë për thirjen e seancës plenare për shkarkimin e Presidentit.