Incineratorët, A do frikësohet sërish Veliaj? Rama, Gjiknuri e Ahmetaj do japin dëshminë
Krytetari i bashkisë Tiranë Erjon Veliaj iu shmang banorëve të "5 majit" në përballjen në komisionin e ligjeve, por tashmë do të jetë i detyruar tu përgjigjet deputetëve për firmën e dhënë në incineratorin e tiranës.
Madje edhe për pagesat prej 60 milionë eurosh për një shërbim të pakryer. Vetë kryebashkiaku nuk ka kthyer përgjigje në komisionin hetimor, por këtë e konfirmon Jorida Tabaku në deklaratën për mediat
“Ne kemi hasur në një rezistencë nga ana e Drejtorisë së tatimeve që i bëj sot thirrje publikisht, të sjellë të gjitha informacionet që janë kërkuar. Komisioni Hetimor është në tagrin e tij që të kërkojë çdo lloj informacioni ashtu si çdo institucion tjetër hetues, sepse na e ka dhënë këtë tagër Parlamenti, dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar, atyre që nuk kanë sjellë përgjigje, të kthejnë përgjigje" tha Tabaku.
Ndryshe nga Veliaj kryeministri dhe ministrat kanë respektuar parlamentin duke kthyer përgjigje se do të jenë prezentë
“Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Ish ministry Gjiknuri, ministri Ahmetaj dhe tre kryetarët e bashkisë që kanë qenë vendimarrës në proces. Tek Elbasani kemi dhe ish kryetarin e bashkisë"
Në 25 shkurt komisioni hetimor do të përfundojë punimet ku do të votohet dhe raporti përfundimtar. Në ccdo rast edhe nëse do të kenë konkluzione të ndryshme, vendimi i pakicës dhe shumicës mund të dorëzohen në SPAK, për tiu bashkëngjitur hetimeve që tashmë kanë nisur.

