Kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh, arrestohet 25-vjeçari nga Durrësi

Policia e Korçës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

25-vjeçari S.M, banues në Durrës kishte modifikuar një mjet tip kamionçinë për transportin e emigrantëve të paligjshëm me qëllim shmangien e kontrollit të policisë.

"Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin S. M., me mjetin tip kamionçinë të markës “Benz”, i cili kishte modifikuar rimorkion e mjetit me qëllim shmangien e kapjes nga policia, gjatë kontrollit të të cilit u konstatuan 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh,

Kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh,

Kishte modifikuar kamionçinën për transport emigrantësh,