Më në fund spektakël nga PSG. Messi e Mbappe “shtypin” Lille (Video)
Ajo që pritej prej kohësh nga PSG dhe yjet e saj ishin loja, golat dhe spektakli. Sonte si asnjëherë tjetër këtë sezon, skuadra e Pochettinos dhuroi spektakël duke mposhtur kampionët në fuqi të Lille në fushën e tyre me rezultat të thellë 5-1.
Ishte një leksion futbolli nga parizienët të cilët u frymëzuan nga Messi dhe Mbappe të cilët lane shenjë edhe me nga një gol të shënuar.
Danilo Pereira hapi festivalin e golave në 10’ teksa Botman menjëherë barazoi në 28’ ndërsa në 32’ me asistin e Messit, Kimpembe kaloi në avantazh miqtë.
Ende pa u mbyllur pjesa e parë vjen dhe goli i Messit që shënon për herë të parë këtë vit një gol tipik të tij.
Rruga e suksesit duket e shtruar dhe në pjesën e dytë shënojnë edhe Pereira me Kylian Mbappe duke vulosur kështu ndeshjen./Ora News/.
