Bien pre e dhunës zyrat e tetraplegjikëve, Plaka: Më kanë humbur gjëra me vlerë. Të arrestohen autorët
Godina e shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjike ka rënë pre e dhunës ndërsa sipas përfaqësuesve të shoqatës është humbur vula dhe një sërë dokumentesh me vlerë. Kryetari i shoqatës për degën Tiranë tha se godina është lënë qëllimisht të degradohet pasi aty do të ndërtohet pallat.
Kjo është godina e shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjike e cila a rënë pre e dhunës.
Ali plaka kryetari i shoqatës për degën Tirnaë tha se nuk i njeh personat që kanë hyrë brenda ambienteve. Ai thotë se nuk është vënë në rrugë institucionale për prishjen e godinës .
“Nuk i njoh, nuk i di, ikën plumb me makinë. Shteti t’i fus në burg ata që kanë prerë hekurat. Mua nuk më a ardhur asnjë urdhër prishje nga askush.”
Kërkon ndërhyrjen e spak pasi si pasojë e hyrjes së personave të paautorizuar i është humbur vula dhe një sërë dokumentash me rëndësi.
“të vij SPAK këtu, të vij prokuroria. Unë nuk marrë përgjegjësi, as për vulën dhe as për dokumentacionet që kanë qenë aty. Ta gjejë policia dhe prokuroria.”
Sipas Presidentit të para dhe tetraplegjikeve shoqata e tyre i zhvillonte takimet në këtë godinë ndërsa ju është premtuar një tjetër godinë ku kushtet janë të papërshtatshme për këtë kategori.
“Kemi një vit e gjysmë që jemi pa zyra, por që vijnë sa për të bërë një takim zyrtar. Ambientet që janë dhënë për shoqatën janë në Surrel, por janë pa dyer pa dritare. Rruga është e paasfaltuar, s'ka as ujë as drita. Ne kemi ngel pa shpi."

