Gruaja: Për atë shtëpi burri punoi 15 vite në Greqi, këta duan ta shembin. Protestojnë para parlamentit se do u shembet shtëpia


Banorët e “5 Majit” “Laprakës” dhe të Paskuqanit kanë dalë para Parlamentit për të protestuar për mbrojtjen e banesave të tyre.
Atyre u është thënë se do i prishen banesa dhe qeveria nuk u ka dhënë asnjë zgjidhje.

"Për të rregulluar atë shtëpi burri ka punuar 15 vite në Greqi. Mua më kanë thënë që të operohem por nuk mundem se ku të shkoj ku të rri" thotë banorja e Paskuqanit.

Ata kërkojnë transparencë pasi nuk dinë asgjë për projektin.

Nderkohe një djalë la shkollën për të protestuar.