" Isha në efektin e alkoolit... " Çfarë dëshmoi Vinz i HellBanianz. Pse nxorri armën të vriste pronarin e hotelit
Zbardhet dëshmia e Vinz i HellBanianz në polici pasi u arrestua për akuzën e tentativës së vrasjes së një pronari hoteli në Tiranë.
Në dëshminë paraprake Ervin Selita është shprehur se në atë hotel shkonte shpesh dhe fakti që vajzës që ai shoqëronte i ishte kërkuar karta e identitetit e kishte irrituar. Ai ka pranuar se ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe nuk ishte i vetëdijshëm, raporton Ora News.
Ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën "Tre Vëllezërit Kondi" në Tiranë.
Ora News mëson se sherri nisi pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la te hynte në hotel me 30-vjeçaren pa i dhënë kartën e identitetit.
Konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit. Policia ka arrestuar shtetasin Ervin Selita, 30 vjeç si dhe vajzën që e shoqëronte.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shokët e Selitës, Xhuliano Selita dhe Erjon Mici të cilët i erdhën në ndihmë gjatë konfliktit.
Ne kuadër të operacioniit të koduar “Parandalimi”, u be arrestimi në flagrancë i Ervin Selita, 30 vjeç, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prishja e qetësisë publike".
