"I dorëzoi partinë Metës", Berisha i përgjigjet Bashës: Në 2 fjalë thotë 3 gënjeshtra

Lulzim Basha e ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha  se i ka dorëzuar partinë Ilir Metës me zyrtarizimin e koalicionit me LSI për zgjedhjet e 6 marsit.

I pyetur se çfarë përgjigje ka për këtë zoti Berisha tha: A mund t'i përgjigjesh njeriut që në 2 fjalë thotë 3 gënjeshtra. A mund t'i përgjigjesh njeriut që ju servir ju jo 7x7=42 po 1958 për 5004, një njeriu që jeton i rrethuar si në bunker.

Çfarë komenti ka Berisha për kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit?

Berisha: Përgjigje personale për këta nuk kam, kam komentin e përgjithshëm që ata janë kandidatë të Lul Bravës dhe s'kanë asgjë me anëtarësinë. Anëtarët e Pd kudo që janë kanë kandidatët e propozuar prej tyre më të shkëlqyer dhe kandidatët e fitores të paraqitur para jush 3 ditë më parë.