Miqësorja Shqipëri-Gjeorgji. Konfirmohet dueli në “Air Albania”

Shqipria do të luajë dy miqësore në muajin Mars. Teksa takimi i pare miqësor do të jetë me Spanjën në Katalunjë, FSHF ka konfirmuar sot edhe vendin se ku do të luhet ndeshja tjetër ajo me Gjeorgjinë,

Siç shkruan FSHF, do të jetë Stadiumi kombëtar “Air Albania” që do të mirëpresë ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji. Miqësorja e planifikuar të zhvillohet më 29 mars mes dy përfaqësueseve do të luhet në Tiranë, duke nisur nga ora 18:00.

Dy federatat anëtare kanë arritur dakordësinë për stadiumin dhe orarin, pasi arritën më parë marrëveshjen për të zhvilluar këtë sfidë miqësore, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kombeve që do të nisë nga muaji qershor, me Shqipërinë që është pjesë e grupit B2 në Ligën B, së bashku me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

 

Kjo do të jetë miqësorja e pestë mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, që në total kanë zhvilluar 13 ndeshje mes njëra-tjetrës, ku 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe Botërorit, ndërsa 4 prej tyre kanë qenë miqësore./Ora News/.