Koreja e Jugut bëhet vendi i dytë aziatik që shkon në Botërorin e Katarit

Koreja e Jugut festoon kualifikimin në Kupën e Botës. Falë fitores 2-0 ndaj Sirisë, ata bëhen ekipi i dytë aziatik që arrin të presë biletën për në Katar.

Nga Grupi A i eliminatoreve të zonës aziatike, ishte Irani që siguroi i pari një biletë ndërsa sot Koreja e Jugut me suksesin ndaj Sirisë i jep të drejtën vetes të luajë në Kupën e Botës për herë të 10-të radhazi në histori.

Ndërkohë në Grupin B eliminator është një garë e jashtëzakonshme teksa Arabia Saudite, Japonia dhe Australia po luftojnë për kalimin direkt në Katar.

Japonia rriti shanset me fitoren në duelin direkt 2-0 ndaj Arabisë Saudite dhe tani i ndan një pike kreu. Australia bëri një gabim të madh teksa barazoi 2-2 me Omanin në fushën e këtyre të fundit./Ora News./